Loading…

Nga Maqedonia vinë në Kosovë, gjuhen me armë me dy gjilanas nga vetura

  • 28/08/2018 | 14:06

Nga Maqedonia vinë në Kosovë, gjuhen me armë me dy gjilanas nga vetura

Dy persona me nënshtetësi maqedone janë përfshirë në një incident që ka ndodhur në fshatin Budrigë të Gjilanit, njofton policia e Kosovës.


Pas një mosmarrëveshje në mes dy shtetasve të Maqedonisë dhe dy gjilanasve, derisa po lëviznin me vetura ata kanë filluar që të shtënë me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, shkruan gazetametro.net.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vrasje në tentativë dhe i ka arrestuar që të katër persona dhe me vendim të prokurorit janë dëguar në mbajtje.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale dhe janë konfiskuar gëzhoja, nga ky incident nuk ka pasur person të lënduar, por vetëm dëme materiale, shkruan gazetametro.net.

“Janë arrestuar katër persona dy prej tyre meshkuj K/Shqiptarë dhe dy tjerët meshkuj shqiptarë, shtetas të Maqedonisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje gjersa ishin duke lëvizur me dy vetura, njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër. Përveç dëmeve materiale në veturë, nuk ka persona të lënduar. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë