Loading…

Nga lufta në Kosovë tek futbolli europian: Lexoni 6 fakte për Vedat Muriqin

  • 08/09/2021 | 19:27

Nga lufta në Kosovë tek futbolli europian: Lexoni 6 fakte për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi  është futbollist profesionist kosovar, dhe i Lazios, shkruan Gazeta Metro.


Më poshtë Metro ju sjellë gjashtë fakte që s’i keni ditur për të:

1. Muriqi filloi karrierën e tij në vendin e lindjes në Kosovë, luajti për klubin futbollistik Liria pastaj kaloi te Teuta ku pas magjisë së tij në këtë klub kaloi në Turqi.

2. Ai posedon pasaportë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Turqisë.

3. I lindur në Prizren në vitin 1994, në një periudhë historike aspak të lehtë. Gjatë luftës ai rrezikoi edhe jetën.

I lindur në Prizren në vitin 1994, në një periudhë historike aspak të lehtë. Gjatë luftës ai rrezikoi edhe jetën. Siç raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, një mëngjes milicia serbe e gjeti atë dhe familjen e tij të ngujuar brenda në shtëpi, por siguresat e pushkëve nuk u lëvizën.

“Ata morën sendet me vlerë dhe paratë. Na thanë se do të bombardonin shtëpinë tonë nëse nuk do të largoheshim brenda dy orësh. Ne na mbrojti Allahu”. Guximi në fushë sigurisht që vjen nga kjo periudhë. Muriqi nuk ka frikë nga asgjë në botën e futbollit, dhe si mund të ishte ndryshe.
“Ishim 50 vetë, fjetëm në bodrum dhe kishim 2 litra qumësht për tu ushqyer. Hëngrëm bukë dhe qepë për mëngjes, drekë dhe darkë”.

4. Më 15 tetor 2013, Muriqi bëri debutimin e tij me Shqipërinë U21 në një ndeshje kualifikimi të Kampionatit Evropian nën 21 vjeçar të UEFA-s 2015 kundër Bosnjë e Hercegovinës U21, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Herolind Shala.

5. BLERJA E DYTË MË E SHTRENJTË

Ndonjë tifoz i Lazio do të thoshte “Lotito më në fund e hapi qesen”. Dhe vërtet ashtu është. Madje presidenti i bardhekaltërve shkoi përtej parashikimeve, duke pasur parasysh se për të blerë Vedat Muriqin, ai do të duhet të paguajë 18 milionë euro.

Një shifër totale që e bën Muriqin, ende në pritje të statusit zyrtar, të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në menaxhimin e Claudio Lotito në Lazio. Zarate mbetet ende në vendin e parë. Por Muriqi ‘kalon’ lojtarët si Correa, Hernanes, Lazzari dhe Milinkovic.

6. Vedati është shënuesi më i mirë në historinë e Kosovës. /gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë