Loading…

Nga LDK flasin për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës, s’e dinë kur do kthehet nga Gjermania

  • 20/02/2018 | 15:48

Nga LDK flasin për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës, s’e dinë kur do kthehet nga Gjermania

Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka folur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.Gecaj ka thënë tanimë gjendja e kryetarit Mustafa është stabile.


“Gjendja tanimë është plotësisht stabile dhe ne përmirësim të vazhdueshëm”, ka deklaruar ai për Gazetën Blic.

I pyetur se kur do të kthehet në Kosovë, Gecaj ka thënë se ende nuk e dinë dhe se vendim për kthim në vend i takon mjekëve.

“Nuk mund të dimë se kur kthehet, pasi që ky është vendim i mjekeve”, tha ai.

Duhet theksuar se, në muajin janar, Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë