Ndonëse Kosovaështë një ndër vendet më të prekura nga pandemia Covid-19 në rajon, numri i të infektuarve brenda 24 orëve vazhdon të jetë më i vogël sesa i vendeve tjera fqinje, shkruan Gazeta Metro.
Jo shumë ndryshe nga dje, ku u regjistruan 31 raste të reja, sot Kosova ka rezultuar me 30 raste të reja pozitive me këtë virus që ka prekur tërë vendin.
Sipas njoftimit të fundit nga IKSHPK, 30 rastet e reja me Covid-19, vijnë nga zonat e Suharekës, Shtimja, Fushë Kosova, Gjakova, Gjilani, Drenasi, Klina, Vitia e Kamenica.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së. /gazetametro.net