Loading…

Nga Kanada, Pakistani, Dubai e deri në Kroaci, këto ishin disa nga urimet për 14 vjetorin e shtetit të Kosovës

  • 18/02/2022 | 09:55

Nga Kanada, Pakistani, Dubai e deri në Kroaci, këto ishin disa nga urimet për 14 vjetorin e shtetit të Kosovës

Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Kanada, Pakistani, Dubai, Kroacia dhe Turqia ishin disa nga shtetet që kanë uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, por edhe kanë vendosur flamurin e shtetit tonë në ura, objekte e hapësira të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.


Kosova një ditë më parë ka shënuar 14 vjetorin e pavarësisë, ndërsa në vend janë mbajtur një mori aktivitetesh.

Në Kosovë është mbajtur seancë solemne, janë bërë homazhe e Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me Policinë kanë parakaluar në sheshin e Prishtinës.

Në këtë përvjetor vendi ka marr urime të shumta nga liderë botëror, presidenti amerikan, Joe Biden, ai i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth R, nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella etj.

E përveç këtyre urimeve, disa shtete kanë përshëndetur dhe mbështetur Kosovën edhe me mesazhe nga kryeqytetet e tyre, duke vendosur flamurin e Kosovës.

Në Kanada, në Pakistan, Dubai, Kroaci etj, është vendosur flamuri i Kosovës ose shatërvanët janë zbukuruar me ngjyrat e flamurit të shtetit të Kosovës.

Më poshtë keni postimin e ambasadave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë