Loading…

Nga java tjetër fillon vaksinimi në këtë komunë të Kosovës

  • 31/05/2021 | 19:05

Nga java tjetër fillon vaksinimi në këtë komunë të Kosovës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se pas sigurimit të dozave të reja të vaksinave për imunizimin ndaj koronavirusit, nga java e tjetër do fillojë vaksinimi i podujevasve.


Bulliqi diçka të tillë e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, derisa ka njoftuar se salla sportive e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xheladin Rekaliu” do jetë qendra e vaksinimit.

“Pas sigurimit të dozave të reja të vaksinave nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu dhe stafin menaxherial të QKMF, vizituam vendin ku nga java e ardhshme pritet të fillojë vaksinimi masiv për qytetarët tanë”, deklaroi ai.

Postimi i plotë:

Pas sigurimit të dozave të reja të vaksinave nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu dhe stafin menaxherial të QKMF, vizituam vendin ku nga java e ardhshme pritet të fillojë vaksinimi masiv për qytetarët tanë.

Ne pamë nga afër përgatitjet që janë bërë në sallën sportive të ShFMU “Xheladin Rekaliu” dhe nga aty pashë që është gjithçka gati për të filluar me vaksinim masiv të qytetarëve.

Në këtë Qendër te Vaksinimit do të ketë 4 ekipe me dy ndërrime, gjithsej 8 ekipe, një ekip mesatarisht pritet të vaksinojë rreth 80 qytetarë. Brenda ditës pritet të vaksinohen rreth 700 qytetarë.

Bashkë ia dalim!

Vaksinohu!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë