Loading…

Nga Italia në Durrës për të kërkuar familjarët nën rrënoja

  • 27/11/2019 | 14:59

Nga Italia në Durrës për të kërkuar familjarët nën rrënoja

Familja Lala ka mbetur nën rrënojat e vilës katër katëshe në zonën e ish Kënetës. Nipi i tyre udhëtoi nga Italia drejt Durrësit për të zbuluar fatin e kësaj familje, transmeton Gazeta Metro.


Siç thotë ai për ‘Ora News’, nën rrënoja ndodhen tre anëtarë të kësaj familje dhe tre të tjerë janë gjetur.

‘Kemi ardhur nga Italia. Janë 6 anëtarë të familjes brenda, nuk është vetëm një. Janë xhaxhai, tre fëmijët dhe nëna e tyre si dhe një vajzë e vëllait tjetër’, ka thënë ai.

Vila në të cilën ishin viktimat e këtij tërmet, ishte banesa e tre vëllezërve Lala.

Tre anëtarë të kësaj familje janë nxjerrë të vdekur, ndërsa një djalë 16 vjeçar është nxjerrë i gjallë në mesditën e 26 nëntorit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë