Loading…

Nga e mërkura temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje

  • 13/02/2017 | 08:27

Nga e mërkura temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) në parashikimin e motit për pesë ditë ka bërë të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë prezente edhe për gjatë këtyre ditëve.

Në këtë situatë meteorologjike sipas IHK-së do të mbajë mot me vranësira të shperndara dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjajshme me keto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë.

IHK thekson se nga dita e mërkure , temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.

Do të të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi  deri në 7m/s. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë