Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, gjatë kësaj jave qëndroi në Amerikë në varrimin e ish-presidentit amerikan Bush, e po ashtu pati disa takime.
Pas këtyre ditëve të ngarkuara, ai së fundmi ka zgjedhur të dalë maleve, me ç’rast ka postuar një fotografi me djalin e tij Endritin në majat e malit Sharr.
Tashmi dihet se Thaçi shpesh fundjavët i kalon nëpër malet e Kosovës dhe jashtë saj, por kjo fundjavë ishte më ndryshe, sepse kishte borë.
After an intensive week visiting capitals of key #Kosovo allies, I spent the weekend in snow-topped Sharr mountains with son Endrit. pic.twitter.com/w3EqAPMknj
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December 9, 2018
“Pas një jave intensive duke vizituar kryeqytetet e aleatëve kryesorë të Kosovës, unë kalova fundjavën në malet e Sharrit me dëborë me djalin Endrit”, ka shkruar Hashim Thaçi në Twitter, të cilës ia ka bashkangjitur një fotografi, shkruan gazetametro.net.
Vlen të theksohet se dita e shpalljes së ushtrisë së Kosovës është shumë afër./gazetametro.net