Loading…

Nga aksidenti i rëndë humb jetën djali 10-vjeçar shqiptar, babai në gjendje të rëndë

  • 27/09/2020 | 13:08

Nga aksidenti i rëndë humb jetën djali 10-vjeçar shqiptar, babai në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth mesnatës së shkuar në territorin e provincës së Fermos, në Marche, në rrugën që lidh komunat Vlamir e Petritoli.


Një automjet tip Fian Panda i drejtuar nga një 40-vjecar shqiptar i cili po udhëtonte me djalin e tij 10-vjeçar, ka humbur kontrollin e automjetit e është përplasur me murin buzë rrugës.

Përplasja ka qenë shumë dhunshme e automjeti është kthyer prapthi duke u palosur më dysh. Trupi i vogëlushit 10-vjeçar nga impakti i dhunshëm ka dalë disa metra jashtë automjetit e ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Babai i tij 40-vjeçar ka mbetur i bllokuar brenda e automjetit e është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve e prerja e llamarinës së makinës për të nxjerrë trupin e tij.

40-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje mjaft të rëndë e po kurohet në spitalin e Fermos.

Ai bashkë me familjen e tij ishin emigrantë prej disa vitesh në Itali e banonin në komunën Valmir.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por hetimet e para zbardhin dinamikën e humbjes së kontrollit të automjetit./Ora News/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë