Loading…

Nga ai që e shihte ëndërr Titon, në mik i Kurtit (Video)

  • 07/06/2017 | 14:45

Nga ai që e shihte ëndërr Titon, në mik i Kurtit (Video)

Nëse e shikon sot dhe e krahason me të kaluarën e tij politike, Albin Kurti, i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk të ngjanë me atë të protestave kundër Pakos së Ahtisarit, insistimi për bashkim kombëtar, e vlerësimi për politikanë të periudhave të ndryshme.


Kurti sot e promovon Veton Surroin, e dikur për të thoshte se e ka ëndërr ish liderin komunist të ish Jugosllavisë, Josip Broz Tito, shkruan gazetametro.net.

Kurti, në kuadër të fushatës së tij, ka vizituar panairin e librit dhe aty ka takuar Veton Surroin, i cili po promovonte librin e tij të ri, ‘Gorillat që s’i pamë’.

Ai për më tepër, atë që dikur e quante adhurues të Titos, tani e promovon duke postuar foto me të në faqen e tij në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë