Loading…

Nexhi e lëshoi edhe një: SHBA’ja s’mund të jetë ndërmjetësuese, është palë në dialog

  • 19/08/2022 | 17:36

Nexhi e lëshoi edhe një: SHBA’ja s’mund të jetë ndërmjetësuese, është palë në dialog

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mbështesin Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të dialogut Kosovë Serbi, por nuk mund të jenë ndërmjetësues të dialogut, sipas Nexhmedin Spahiut.


Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend, pasi sipas tyre, SHBA-ja është përkrahëse e Kosovës dhe ndërmjetësuesi duhet të jetë neutral.

Pas deklarimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Bashkimi Evropian duhet t’ia dorëzojë portofolin presidentit amerikan, Joe Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi, njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë që SHBA-ja nuk mund të jetë ndërmjetësuese e dialogut.

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, tha për Radio Kosovën se SHBA-ja është palë në dialog pasi mbështesin Kosovën:

“Nuk mundet që SHBA-ja të jetë ndërmjetësues sepse SHBA-ja është palë, pra, përkrahin Kosovën në dialog. BE është ndërmjetësues sepse ka një qëndrim neutral karshi Kosovës dhe raporteve me Serbinë dhe është palë përfikte për ndërmjetësim”, tha Spahiu për Radio Kosova

Edhe analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se SHBA-ja mund të jetë vetëm mbështetëse e Bashkimit e Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog dhe nuk mund të jetë ndërmjetësuese.

“Shtetet e Bashkuar të Amerikës mund të jenë vetëm përkrahëse të Bashkimit Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje, dhe nuk mund të këtë mandat për ndërmjetësimin direkt të dialogut”, tha Burjani.

Të enjten është mbajtur takimi i fundit i nivelit të lartë në kuadër të dialogut dhe i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë