Loading…

Neuralink shpejt fillon testimin tek njerëzit, Musk thotë se mund ta shërojë paralizën

  • 21/09/2023 | 13:55

Neuralink shpejt fillon testimin tek njerëzit, Musk thotë se mund ta shërojë paralizën

Themeluesi i Neuralink Elon Musk ka thënë se shpreson që çipat me wireles tek njerëzimi do të luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e rreziqeve që mund të përballet njerëzimi me inteligjencën artificiale, transmeton Gazeta Metro.


Start-upi i neuroteknologjisë i themeluar nga Musk ka lajmëruar të martën se kanë filluar rekrutimet për ta testuar çipin në trurin njerëzor  për herë të parë. Zyrtarët kanë thënë në një blog se ata do të shqyrtojnë sigurinë dhe funksionalitetin e implantit tek personat me sëmundje serioze degjenerative, raporton The Daily Wire.

Musk tha në X se pacientëve së shpejti do të iu dhurohet Neuralinku. Sipas tij ky çip ka potencialin ta rikthejë lëvizjen gjithë trupore tek të paralizuarit.

Në periudhë afatgjate ai ka thënë se Neuralink do të luajë rol në menaxhimin e rreziqeve që iu servohet njerëzve nga Inteligjenca Artificiale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë