Loading…

Netanyahu direkt nga Rripi i Gazës: Do ta mbajmë këtë vijë, kemi punë deri ta çlirojmë krejt Hamasin

  • 03/09/2026 | 09:22

Netanyahu direkt nga Rripi i Gazës: Do ta mbajmë këtë vijë, kemi punë deri ta çlirojmë krejt Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë të qëndrojë në Rripin e Gazës dhe të avancojë me objektivat e tij ushtarake. Ai tha se zona aktualisht është nën kontrollin e forcave izraelite, transmeton Gazeta Metro.


Netanyahu u shpreh se Izraeli nuk do të largohet nga Gaza dhe se operacionet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e objektivave të vendosura nga qeveria e tij.

“Jam këtu në Rripin e Gazës. Gantz donte që ne të dorëzoheshim dhe të largoheshim nga këtu – është mirë që nuk e dëgjova. Sot ne e kontrollojmë zonën dhe po e mbajmë këtë vijë. Kemi më shumë punë për të përfunduar dhe do ta përfundojmë – derisa Hamasi të çarmatoset dhe Gaza të çmilitarizohet”, tha Netanyahu.

Në përfundim, kryeministri izraelit theksoi se synimi është që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë