Loading…

Nesër vendoset themeli i pikës kufitare me Serbinë

  • 15/02/2017 | 15:35

Nesër vendoset themeli i pikës kufitare me Serbinë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nesër do të bëjnë vënien e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.


Të pranishëm do të jenë krerët shtetërorë, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Tahirit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë