Loading…

Nesër të gjitha partitë në takimin e thirrur nga PDK, a do të shkojë edhe VV

  • 07/05/2018 | 14:44

Nesër të gjitha partitë në takimin e thirrur nga PDK, a do të shkojë edhe VV

Të martën duke filluar nga ora 13:00 pritet të mblidhen krerët e gjitha partive politike, me ftesë të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për të vazhduar diskutimet për arritjen e konsensusit politik për çështjet me rëndësi nacionale për vendin.


Ky takim vjen si vazhdimësi e takimit  të parë që ka ftuar Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë, e ku përfaqësuesit e partive u pajtuan që të vazhdojnë edhe me tryeza të tjera.

Në takimin e kaluar, të gjitha partitë ishin pajtuar që një formë e tillë e takimeve do të vazhdojë, ku secila nga partitë do të thërras të paktën nga një takim.

Vetëvendosje kishte qenë e pranishme në takimin e thirrur nga LDK, por nuk dihet nëse do të pranojë të jetë prezent edhe në takimin e thirrur nga kryetari i PDK’së, Kadri Veseli.

Në takimin e së martës që do të mbahen në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka propozuar që të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për Agjendën e Integrimeve Evropiane, Formimin e Ushtrisë së Kosovës,  Reformën Zgjedhore; Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave.

Kreu i PDK-së u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në tryezën politike krerëve të partive politike dhe mësohet se deri tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen shumica e subjekteve politike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë