Bota do të shohë një ngjarje spektaktolar astronomik, e cili nuk do të përsëritet deri në 2034. Diçka e ngjashme ka ndodhur vetem 70 vite me pare.
Më 14 nëntor, hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme.
Ne natën e 14 nëntorit, Hëna do t’i afrohet Tokës 356.511 kilometra, ne distancën me te afërt, qe nga viti 1948. Për te pasur mundësinë ta shijoni me mire këtë moment, këshillohet qe te qëndroni ne një vend te lartë dhe te errët.
Hëna do te ndodhet ne piken me te afërt ne orën 02.24 me tonën dhe ne orën 02.52 do te arrije kulmin e shkëlqimit.
Tremujori i fundit i vitit 2016 është po ashtu një moment i shënuar për të gjithë personat që besojnë tek fuqitë e universit, pasi sipas disa teorive supersticioze, hëna e re e muajit nëntor do të sjellë energji dhe zhvillime të reja.
Spas një deklarate nga NASA, një e tille e plotë nuk do të vijë kaq afër me Tokën deri në 25 nëntor të vitit 2034. Gjithashtu NASA bën të ditur se mund ta ndiqni drejtpërdrejt këtë ngjarje të pazakont në webfaqen e tyre, space.com. /gazetametro.net