Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare , kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli foli para mediave.
Ai ka treguar se kryesia ka marrë vendim që të nesër të ketë seance të jashtëzakonshme, pë rastin Deharin, nga ora 10.
“Më lejoni të theksoj se ka qenë një nga mbledhjet më të rënda, të cilën unë si kryetar i kuvendit e kam mbajt, më vjen keq për një situatë të tillë, siç e dini në Kosovë ka ndodhur një rast tragjiik, një i ri ka humbur jetën, që nga fillimi kemi një proces tepër të ngarkuar emocionalisht dhe tendencë e hapur politike me rastin që nga akuza të drejtpërdrejta”, ka thënë Veseli, shkruan gazetametro.net
Ai ka rikujuar se ka premtuar seancë të jashtëzakonshme për Deharin, duke shtuar arsyeja pse ai nuk ka thirrur senacë më herët është sepse nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë pa e pasur raportin zyrtar të oduksionit për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes.
“Petiocini i qytetarëve nuk adresohet për kryesinë e kuvendit, as nuk e adreson mbajtjen e një seancë parlamentare.”, ka thënë Veseli, duke pasur për referencë peticionin me rreth 23 mijë nënshkrime të qytetarëve që u dorëzua nga shoqëria civile, me qëllimin që të kërkohet drejtësi për vdekjen e Deharit në burgun e Prizrenit.
Dikush për luftë për pushtet nuk ndalet në asnjë tragjedi, madje vetëm i fërkojnë duart
E poashtu seancë të rregullt plenare ka paralajmëruar ai për datën 22 dhjetor, ku do të votohet edhe projektligji i buxhetit per vitin 2017.
I pyetur rreth ndrrimit të fundit të kabinetit qeveritar nga kryeministri Mustafa, ai tha se kjo është e drejtë e kryeministrit dhe ai nuk ka se çka të shtojë./gazetametro.net