Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur shkurt për mediat të mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka deklaruar se aktualisht nuk ka asgjë të re sa i përket mundësisë së një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Ai shumë shkurt tha se nuk ka ndonjë gjë sa i përket një mundësie për marrëveshje.
“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha ai./gazetametro.net