Loading…

Nesër raporti i BE-së për vizat dhe korrupsionin

  • 08/11/2016 | 17:51

Nesër raporti i BE-së për vizat dhe korrupsionin

Zyra e BE’së për Kosovën, gjatë ditës së mërkurë do ta bëjë publik raportin e saj mbi Kosovën për vitin 2016.

Raporti i njohur ndryshe si raporti i progresit pritet të përmbajë pikat kryesore për çështjet në të cilat Kosova ka shënuar progres, ngecjet dhe sfidat në këto dhjetë vite.

Në ora 11:30 raporti pritet ti dorëzohet kryepralamentarit Kadri Veseli.  Në orën 12:15 raportitn në duar do ta ketë edhe kryeministri IsA Mustafa, si dhe në orën 13:00 zyrtarë të BE’së, raportin për Kosovën pritet t’ia dorëzojnë edhe presidentit Hashim Thaçi.

Po ashtu rreth orës 13.00 do të mbahet edhe konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel.

Kujtojmë se vitin e kaluar “Raporti i Progresit” për Kosovën i Komisionit Evropian, kishte konstatuar si ngecje reformat në ekonomi dhe drejtësi.

Njëherësh, është kërkuar që të ketë më shumë rezultate në luftimin e krimit të organ izuar dhe korrupsionit. Kurse nga partitë politike ishte kërkuar që të heqin dorë nga dhuna dhe bllokimi i punës së Kuvendit./GazetaExpress/

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë