Loading…

Nesër publikohet koeficienti i pagave, vlera pritet të jetë dëshpëruese, nga 97 deri 99 euro

  • 31/01/2023 | 21:31

Nesër publikohet koeficienti i pagave, vlera pritet të jetë dëshpëruese, nga 97 deri 99 euro

Qeveria ka mbajtur të martën mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike, ku ka miratuar dy vendime.


Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se njëri prej vendimeve që është marrë për ai për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023.

Në këtë vendim përfshihet edhe përcaktimi i vlerës së koeficientit të pagave për sektorin publik.

Gjithashtu është marrë edhe vendimi për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025.
Këto vendime tashmë pritet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për t’u miratuar nga deputetët dhe më pas për t’u dekretuar nga Presidentja e Kosovës.

Ndërsa i dyti me vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi përgjatë periudhës 2023-2025.

Mësohet se në këtë mbledhje është miratuar edhe vlera e koeficientit të pagave, e që pritet të jetë 97 deri 99 euro.

Vlera e ulët e koeficientit po e detyron qeverinë që ta mbajë të fshehur nga qytetarët.

Ligji për Pagat pritet të hyjë në fuqi po nesër, më 1 shkurt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë