Loading…

Nesër protestohet para qeverisë, bizneset të pakënaqura me trajtimin

  • 24/05/2021 | 12:07

Nesër protestohet para qeverisë, bizneset të pakënaqura me trajtimin

Nesër gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, klubeve të natës e pishinave janë ftuar të marrin pjesë në protestë pranë qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka shkruar Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës duke thënë se do të bëhen bashkë për t’i shprehur pakënaqësitë.

Kjo ka të bëjë me mungesën e vaksinave, mosshqyrtimin e masave në fuqi, mosplanifikimi për hapje, mospërfillja nga MSH-‘ja dhe të tjera.

Ky është postimi i tij:

“ME NJE VAKSIN NUK ÇEL VERA”

Shoqata e Gastronomeve te Kosoves ju fton te gjithe gastronomet, Hotelieret, sallat e dasmave, klubet e nates, pishinat dhe te gjithe industrite qe ndikohen nga gastronomisa, te marten (25.05.2021) ne ora 18:00 te mbledhemi para Qeverise ne sheshin “Skenderbeu”.

Kerkese e jona eshte qe lokalet te mbyllen me heret, apo te llogaritet ne stafin e paradites, ne menyre qe te gjithe te behemi bashke dhe te shprehim paknaqesine tone.

Mungesa e vaksinave, mosshqyrtimi i masave ne fuqi, mosplanifikimi per hapje te veres, mosperfillja e deklarates se perbashket, mos bashkepunimi i Ministrise se Shendetesise ne hartimin e masave per te gjithe eshte paknaqesi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet, po rrezikohen bizneset dhe punetoret po ikin drejte vendeve tjera. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë