Në përkujtim të Enver Malokut, nesër në 18 vjetorin e vdekjes së tij, do të bëhen homazhe të Monumenti i tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Homazhe tek Monumenti i Enver Malokut do të bëjnë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Doruntinë Maloku, e cila është e bija e të ndjerit Maloku.
“Nesër, më 11 janar 2017, në orën 10:00, në Breg të Diellit nê Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të bëjnë homazhe te Monumenti i Enver Malokut, në 18 vjetorin e vrasjes! Ftoheni të merrni pjesë!”, ka shkruar deputetja.
Enver Maloku ishte vrarë në vitin 1998 pranë banesës së tij nga forcat serbe, në rrethana ende të pazbuluara./gazetametro.net