Loading…

Nesër përfundon mbledhja e nënshkrimeve për Trustin dhe procedohet në Kuvend, Jashari ka një thirrje

  • 04/07/2022 | 21:41

Nesër përfundon mbledhja e nënshkrimeve për Trustin dhe procedohet në Kuvend, Jashari ka një thirrje

Nesër përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për Projektligjin për Trustin.


Kështu ka bërë të ditur organizatori i kësaj iniciative, Adnan Jashari.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë ata që nuk e kanë nënshkruar peticionin, ta bëjnë atë nesër dhe po ashtu ata që nuk i kanë dërguar nënshkrimet e mbledhura, t’i dorëzojnë nesër në pikat në sheshet e Kosovës.

Jashari ka potencuar se i kanë siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin.

“Nesër mbyllim mbledhjen e nënshkrimeve për Projektligjin për Trustin, andaj ju lutem që ata që nuk e kanë nënshkruar Peticionin le ta bëjnë dhe të gjithë ata që kanë mbledhur nënshkrimet që ato deri nesër t’i dorëzoni tek ne ose në ndonjërën nga pikat tona në sheshet e Kosovës. Kemi siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin, fuqizojeni me nënshkrimet tuaj”, ka thënë Jashari. /Gazeta Blic/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë