Loading…

Nesër nis numërimi i votave që kanë ardhur nga diaspora

  • 15/10/2019 | 19:01

Nesër nis numërimi i votave që kanë ardhur nga diaspora

Nesër do të fillojë numërimi i votave që kanë ardhur nga diaspora, shkruan Gazeta Metro.


Sot është paraparë që të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotime sa ishin përcaktues gjithësej nga KQZ-ja. Nesër ndërkaq kanë konfirmuar për Gazetën Express nga ky institucion do të fillojë numërimi i votave me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi do të fillojë nesër në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, ka thënë Elezi.

I njejti sot gjatë ditës ka bërë të ditur se sot është e paraparë që të numërohen gjithsej 314 votimet sa ishin përcaktuar për rinumërim.

Pas këtyre votave kanë mbetur ato me postë, të personave me aftësi të kufizuara si dhe votat me kusht, numëri i saktë i të cilave ende nuk është bërë publik.

Deri më tani nga votat e numëruara, Vetëvendosje radhitet si parti e parë, derisa pas saj me një rezultat të ngushtë radhihet LDK. PDK ndërkaq ka dalë parti e tretë e pas saj koalicioni AAK-PSD. Nisma-AKR-PD ndërkaq nuk kanë kaluar pragun./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë