Loading…

Nesër nga kjo orë fillon numërimi i votave me postë

  • 23/10/2021 | 15:09

Nesër nga kjo orë fillon numërimi i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër do të fillojë procesi i numërimi të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator-15 tetor.

“ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në ndërkohë, kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur sot se përmes postës kanë ardhur 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga jashtë. Prej tyre, KQZ-ja ka aprovuar vetëm 9 mijë e 610 pako, teksa janë refuzuar 1.324 të tjera.

“Sa i përket votave me postë, raportin e kemi para dy ditësh në email dhe si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetot dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë  10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës. Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324. ju informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë