Loading…

Nesër mblidhet LDK: Këto janë dy temat e nxehta që do të diskutohen

  • 25/08/2019 | 22:56

Nesër mblidhet LDK: Këto janë dy temat e nxehta që do të diskutohen

Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet gjatë ditë së nesërme për të diskutuar dy tema shumë të nxehta, shkruan Gazeta Metro.


Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka deklaruar për Gazeta Metro se nesër Kryesia e re do të mblidhet të flasë për koalicionin e mundshëm parazgjedhor dhe pozitën e Kryeministrit.

Ky takim i strukturave të LDK’së vjen një ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK’së qe u mbajt të shtunën, e në të cilën nuk morën pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu.

Kujtojmë se në LDK vetëm sa kanë filluar përçarjet, pasi në Kryesinë e re nuk janë futur ish-deputët Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Driton Selmanaj.

Nga Kryesia e re e zgjeruar me 10 anëtarë më shumë se ajo e kaluara ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë