Loading…

Nesër mblidhet Kuvendi: Zhvillohet interpelancë me ministrin Murati për çështjen e pagave

  • 06/10/2022 | 16:32

Nesër mblidhet Kuvendi: Zhvillohet interpelancë me ministrin Murati për çështjen e pagave

Seanca e radhës plenare e Kuvendit do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 10:00, transmeton Gazeta Metro.


Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është njoftuar edhe rendi i ditës, i cili përfshin, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare.

Po ashtu në rënd të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

Komunikata e plotë:

Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, Data:  7 tetor 2022, Dita: E premte, Seanca plenare e Kuvendit. Vendi: Kuvendi i Kosovës, Koha: 10:00, Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.​

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë