Loading…

Nesër mbledhja e qeverisë, s’ka procedim të Demarkacionit

  • 27/04/2017 | 19:07

Nesër mbledhja e qeverisë, s’ka procedim të Demarkacionit

Qeveria e Kosovës nesër do të zhvillojë mbledhje të rregullt. As në këtë mbledhje qeveria nuk ka paraparë që ta procedojë demarkacionin në Kuvend, mëson Gazeta Metro nga burime të afërta me kabinetin Mustafa.


Në këtë mbledhje, Gazeta Metro mëson se si pika të rendit të ditës janë disa prej këtyre: Shqyrtimi i Proketligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-249 për sigurimin shëndetësor, Shqyrtimi i Raportit për tremujor i Buxhetit për vitit 2017, Shqyrtimi i propozim – vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e financave, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

Qeveria e Kosovës nuk po arrinë t’i bëjë votat e nevojshme, kështu që po heziton procedimin e demarkacionit në Kuvend. Në Partinë emokratike të Kosovës, janë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme me arsyetimin se kjo qeveri nuk po arrin të kalojë demarkacionin.

Por, Kryeministri Mustafa është duke i bërë manovrimet e fundit për t’i shpëtuar rrëzimit të Qeverisë. Ai së fundi ka vizituar Brukselin për të kërkuar që demarkacioni të suspendohet, në mënyrë që Kosovës t’i hiqen vizat. Mirëpo, duket se kjo kërkesë nuk është pranuar nga zyrtarët e BE’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë