Nesër me datë 28 maj do të mbahet Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta, trasnmeton Gazeta Metro.
Kështu ka njoftuar Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.
“Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij test”, ka njoftuar ndër të tjerash Ngavci.
Ky është shkrimi i plotë:
Nesër me datë 28 maj do të mbahet Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta.
Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi.
Ministria e Arsimit është e përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm.
Organizimi i testit do të realizohet sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm.
Pres një kompetencë dhe përgjegjësi të lartë të gjithë personave të angazhuar në proces, respektim të plotë të rregullave të përcaktuara, besoj se do të jenë në nivel të detyrës. Në të kundërten, në rastet eventuale që mund të kompromentojnë besueshmërinë e procesit dhe rezultateve të testimit, për shkak të mos realizimit të detyrave të caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkojmë përgjegjësi.
Për shkak se është kohë pandemie, në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës. Ftoj, të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, që të respektojnë në përpikëri rregullat dhe masat kundër Covid-19.
Ju uroj të gjithëve punë të mbarë,
Nxënësve ju dëshiroj shumë suksese e fat!/gazetametro.net