Loading…

Nesër Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

  • 06/03/2018 | 14:31

Nesër Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Në ditën e mësuesit, Kuvendi i Kosovës do të diskutojë për gjendjen jo të mirë në arsim. Ky nuk do të jetë diskutim i zakonshëm, mirëpo do të flitet për gjendjen pas përjashtimi të Agjencisë për Akreditim të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR).


Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur edhe rendin e ditës dhe orën e nisjes së seancës, shkruan gazetametro.net.

Seanca do të nis në orën 11:00 dhe do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, që është diskutimi parlamentar për përjashtimin e AKA’së nga EQAR.

Ndërkohë, për këtë përjashtim ishte thirrur në raportim para Komisionit parlamentar ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, por ky i fundit ka refuzuar dy herë.

I njëjti përgjegjësinë për këtë përjashtim po ia lë kryeministrit Haradinaj, ndonëse vetë e kishte hedhur firmën për këtë vendim.

Ndryshe, javën e kaluar AKA u përjashtua nga EQAR me arsyetimin se politika po ndikon në këtë institucion, duke u bazuar ekskluzivisht në vendimin e ministrit Bytyqi për shkarkimin e bordit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë