Loading…

Nesër hapet pishina e Gërmisë, këto janë çmimet për hyrje

  • 24/06/2022 | 18:07

Nesër hapet pishina e Gërmisë, këto janë çmimet për hyrje

Pishina e Gërmisë, e vetmja e kryeqytetit, nga nesër, e shtunë, 25 qershor, hap sezonin veror 2022, ka njoftuar Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”, e cila e menaxhon këtë pishinë.


Dyert për gjithë qytetarët do te hapen nga ora 10:00.

Menaxhmenti i “Sport Marketing” thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet e nëvojshme.

NPL “Sport Marketing”, në një njoftim shtypi, thotë se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur.

“Në pishinë janë angazhuar stafi professional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit”.

Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njejta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë