Loading…

Nesër fillon regjistrimi i deputetëve të rinj

  • 25/07/2017 | 14:57

Nesër fillon regjistrimi i deputetëve të rinj

Kryetari i Kuvendit në legjislaturën e kaluar Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se që nga nesër do të fillojë regjistrimi i deputetëve të rinj dhe më 3 gusht do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së gjashtë.


Veseli nuk ka treguar nëse do të jetë ai kandidat për kryetar të Kuvendit e as nuk ka dhënë përgjigje nëse koalicioni PAN i ka bërë numrat ose jo.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit në legjislaturën e kaluar Aida Dërguti tha se nuk është e çuditshme nëse nuk e  votojnë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit pasi as herën e kaluar nuk e kanë votuar.

Ajo nuk ka qartësuar nëse do të rrinë në seancë kur të votohet kryetari  i ri duke thënë se e rëndësishme është se atë ditë do të dihet nëse koalicioni PAN i ka numrat apo jo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë