Loading…

Nesër fillon mësimi në gjithë Kosovën dhe bëhet shpërndarja e librave

  • 02/09/2018 | 18:34

Nesër fillon mësimi në gjithë Kosovën dhe bëhet shpërndarja e librave

Ministria e Arsimit, ka njoftuar se nesër do të fillojë viti i ri shkollor.


Po ashtu ata kanë njoftuar se Ministria do të bëjë edhe shpërndarjen e teksteve dhe materialeve shkollore në gjithë vendin.

“Neser fillon viti i ri shkollor 2018/19 ne nivel vendi. Ministria ka bere te gjitha pergatitjet sipas planifikimit. Ne e kemi derguar edhe nje formulare tek te gjitha drejtorite komunale te arsimit per te marre info rreth fillimit te procesit qe ne diten e pare. Po ashtu, Ministria ka filluar dhe eshte duke bere shperndarjen e teksteve dhe materialeve shkollore ne gjithe vendin”, thuhet në njoftim.

Edhe pse ishte paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit se do të ketë greva për shkak të disa obligimeve të papërmbushura nga Qeveria, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sindikalistët kanë kundërshtuar edhe Ligjin për Pagat, me arsyetimin se i njëjti dokument mund t’ua zvogëlojë pagat mësimdhënësve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë