Loading…

Nesër do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në këto lagje të Prishtinës

  • 06/06/2021 | 11:53

Nesër do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në këto lagje të Prishtinës

Banorët që furnizohen me ujë nga SP Mirëditë, do të kenë ndërprerje të ujit të pijshëm.


Njoftimi i plotë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 7 qershor 2021, e hënë KEDS-i përmes kontraktorit të tyre ka planifikuar punime teknike, konkretisht implementim të punimeve elektrike në stacionin e pompave në Mirëditë.

Punimet do zgjasin nga ora 09:00- 18:00.

Me këtë rast, konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga SP Mirëditë mund të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë , për aq sa do zgjasin punimet nga ana e kontraktorit të KEDS.

Zonat që mund të afektohen nga këto punime janë: Lagjet ” Taslixhe”, ” Mati”, ” Sofalia”,” Zllatari”,” Zona Qendër dhe një pjesë e banesave të bardha të lagjes Bregu i Diellit, rruga e ” Bledit” dhe rruga ” Isa Kastrati” , në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë