Loading…

Nesër do jetë një nga ditët më të gjata në politikën e Kosovës

  • 09/05/2017 | 22:17

Nesër do jetë një nga ditët më të gjata në politikën e Kosovës

Depuuteti Ilir Deda, tash njëri nga themeluesit e partisë më të re në vend, Alteranativa ka paralajmëruar se dita e nesërme do jetë e gjatë.


Nesër pritet që qeveria e koalicionit PDK’LDK të vihet para një testi jetik, me rastin e votimit të mocionit të nisur nga tri partitë opozitare, e kjo ditë për Dedën do jetë e gjatë, siç ai ka thënë “duket se nesër do të jetë një prej ditëve më të gjata në politikën dhe kuazi-politikën e Kosovës”, përcjell gazetametro.net

Kujtojmë që përveç mocionit, për nesër pritej edhe procedimi i Demarkacionit me Malin e Zi nga qeveria për në kuvend, pasiqë mbledhja e djeshme e qeverisë dështoi.

Por, qeveria ende nuk ka thirrur mbledhje. Megjithatë, nga shumë dita e nesërme vlerësohet si tejet e rëndësishme dhe vendimtare në atë nëse vendi do shkojë në zgjedhje të parakoshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë