Loading…

Nesër borë në Kosovë

  • 15/12/2016 | 17:47

Nesër borë në Kosovë

Nesër Kosova do të mbulohet pak nga bora, pasi siç njofton Prishtina Weather, nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pritet të ketë reshje të dobëta të borës. Ndërkaq, në fundjavë do të mbajë mot kryesisht me diell, shkruan Gazeta Metro.

Siç thotë Prishtina Weather, pas kalimit të njëmoti të ftohtë mbi rajon, gjatë ditës së enjte dhe të premte e ditëve në vijim, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike që në fundjavë do të sjellin mot kryesisht me diell dhe me ngrica në mëngjes.

Por, në fillim të javës së ardhshme, me depërtimin e fushave ciklonike mbi Mesdhe, vranësirat do të shtohen, si dhe prapë priten mundësi për reshje të borës.

Temperaturat do të mbesin nën vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga -8C deri në -3C, e ato maksimale +2C deri në +5C. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet dukshëm mbi vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë