Loading…

Nesër aktgjykimi për Naim Murselin, familja Ademaj: Kërkojmë burgim të përjetshëm

  • 20/04/2026 | 21:48

Nesër aktgjykimi për Naim Murselin, familja Ademaj: Kërkojmë burgim të përjetshëm

Gjatë ditës së nesërme, pritet të shpallet aktgjykimi për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, një krim që la pas vetes dhimbje dhe tronditje të madhe, transmeton Gazeta Metro.


Në prag të këtij vendimi, vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, ka thyer heshtjen përmes një mesazhi prekës, duke shprehur pritshmëritë e familjes për drejtësi maksimale.

Në bankën e të akuzuarve janë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet si organizator, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Për familjen Ademaj, asnjë dënim tjetër përveç atij më të rëndit nuk do të ishte i mjaftueshëm për të qetësuar shpirtrat e tyre të lënduar.

Leonardi ka përshkruar gjendjen e rëndë të nënës së tyre dhe zbrazëtinë që ka lënë pas ky krim i tmerrshëm.

“Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes së Liridonës tonë. Ne të gjithë, por sidomos mama jeme, që i është thyer shpirti, shpreson që kriminelët që e kanë vrarë Liridonën do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit të tyre”, shkroi Ademaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë