Loading…

Nëse Shkupi dhe Sofje arrijnë marrëveshje, Franca do të organizojë konferencën ndërqeveritare thotë ministri Jean-Yves Le Drian

  • 13/05/2022 | 16:25

Nëse Shkupi dhe Sofje arrijnë marrëveshje, Franca do të organizojë konferencën ndërqeveritare thotë ministri Jean-Yves Le Drian

Franca është e vendosur, në rast se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arrijnë marrëveshje, të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë, njoftoi ministri francez për Punë të Jashtme dhe Evropë, Jean-Yves Le Drian.


Jean-Yves Le Drian, siç thuhet në kumtesën e Kay D’Orsay, më 11 maj në margjinat e takimit të ministrave të koalicionit global kundër ISIS në Marakesh ka folur me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani për zgjidhjen e kontestit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe situatës në Ukrainë, njofton AIM nga Parisi.

“Ministri francez nënvizoi mbështetjen e plotë të Francës për arritjen e një kompromisi të ekuilibruar dhe të pranueshëm reciprokisht midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Jean-Yves Le Drian thekson se Franca është e vendosur, në rast se arrihet marrëveshje, të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë