Loading…

Nëse nuk kalon demarkacioni, PDK e gatshme për zgjedhje

  • 17/04/2017 | 13:19

Nëse nuk kalon demarkacioni, PDK e gatshme për zgjedhje

Nëse marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk kalon në Kuvendin e Kosovës atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kështu ka deklaruar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Elmi Reçica.


Sipas tij, PDK është gjithmonë e gatshme të shkoj në zgjedhje kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Nëse nuk kalon Demarkacioni si parakusht për liberalizim të vizave gjë që i prek qytetarët e Republikës së Kosovës, atëherë Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Reçica për Telegrafin.

Ndërkohë që kryeministri Mustafa ditë më parë ka thënë se brenda muajit prill do ta procedojë në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit.

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë