Loading…

Nëse NISMA e Limaj e kalon pragun, këta do të jenë deputetët e saj

  • 16/10/2019 | 17:49

Nëse NISMA e Limaj e kalon pragun, këta do të jenë deputetët e saj

Akoma nuk dihet nëse  NISMA do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpo nëse një gjë e tillë ata do të kenë 6 ulëse, shkruan Gazeta Metro.


Nëse edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmon kalimin e pragut të NISMA-s, atëherë kjo parti fiton 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Reporteri.net nga burime brenda NISMA-s së Limajt mëson se kandidatët që do ta kalojnë pragun janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Vesel Krasniqi, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Arbresha Krasniqi.

Nëse eventualisht partia e tyre bëhet pjesë e qeverisë dhe ndonjëri “reahatohet” në ndonjë post ministror, atëherë në rend të pritjes nga NISMA janë kandidatët, Zafir Berisha, Endri Shala e Bilall Sherifi.

Reporteri.net ka kontaktuar sot gjatë ditës me ish-deputetë të NISMA-s për t’i pyetur nëse partia e tyre e ka kaluar pragun.

Ndërsa Enver Hoti ka thënë se do t’i presin rezultatet zyrtare nga KQZ-ja, Zafir Berisha në anën tjetër ka shprehur bindjen se partia e tij do t’i fitojë votat që të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë