Loading…

Nëse i shkëputet Veriu, Kosova bashkohet me Shqipërinë

  • 26/01/2017 | 14:35

Nëse i shkëputet Veriu, Kosova bashkohet me Shqipërinë

Kreu i LIBRA Ben Blushi, ka kritikuar diplomacinë shqiptare në lidhje me situatën në Kosovë, duke kërkuar që shteti shqiptar të merret seriozisht me këtë çështje.


Për Blushin pasoja e vetme e ndarjes së Kosovës, do të ishte bashkimi i saj me Shqipërinë.

“Politikës sonë të jashtme i mungon parashikimi, nuk ka kuptim parashikimi, është si të thuash të luash basketboll pa dorë. Duke qenë e dobët Shqipëria sot nuk ka se si ta ndihmojë Kosovën. Investimi personal i kryeministri në Beograd sot nuk vlen asnjë gjë. Serbët nuk ia vlejnë miqësinë e çmuar që ofroi pa kushte. Ata mendojnë se e kanë këputur Shqipërinë që sot nuk mund të jetë një faktor në problemin e Kosovës.

Shqipëria është aktori më i dobët sot në Kosovë. Parlamenti duhet të merret seriozisht me çështjen e Kosovës. Unë kam propozuar një rezolutë në komision të jashtëm dhe do ishte mirë që të merrej me të,të kishte rezolutë në kushtet kur nuk ka një qëndrim sepse diplomacia jonë sot duhet ta bëjë të qartë se ndarja e Kosovës, ndryshim kufijsh në Ballkan, do kishte vetëm një pasojë.

Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i vetmi i arsyeshëm. Nuk do të ishte një Shqipëri e madhe por Shqipëri e re, jo e kërkuar nga shqiptarët por e provokuar nga të tjerët”, tha Blushi.

Blushi tha se me provokimet e tyre serbët duan të provokojnë se projekti i një Kosove të pavarur ka dështuar.

Lidhur me deklarimet e Blushit, ka komentuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

“Ideja e Ben Blushit që duhet të bashkohemi me Shqipërinë vetëm nëse na shkëputet veriu, nuk na nxjerrë nga qëndrimi pasiv, ku projekti ynë politik është vetëm reaksion ndaj planeve dhe veprimeve të të tjerëve. Në fakt, ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë ngase vetëm duke u bashkuar nuk do ta humbnim veriun”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë