Dushi është një ndër gjërat më të domosdoshme dhe çlodhësë për të gjithë ju.
Sigurisht, njerëz të ndryshëm kanë një kohë të preferuar për të bërë dush. Kohëzgjatja në dush nuk është poashtu njëlloj për të gjithë njerëzit.
Ne do t’ju paraqesim 5 gabimet më të zakonshme që bëni në dush të cilat janë të dëmshme për shëndetin tuaj.
1.Bëni më shumë se një herë në ditë dush
Të qëndruarit në dush për një kohë të gjatë mund të eliminojë lagështinë natyrale të lëkurës tuaj nëse ai zgjat 5 dhe 10 minuta. Përveç kësaj, nuk është e këshillueshme që të bëni dush më shumë se një herë gjatë ditës. Nëse përdorni ujë shumë të nxehtë, bëjeni shpejt dhe mos përdorni sapun sepse do ta thajë lëkurën tuaj.
Ju nuk keni nevojë që të fshini trupin tuaj me peshqir në mënyrë që ta bëni atë plotësisht të thatë, sepse fërkimi i tepërt mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Duhet që të përdorni lëvizje dhe mbi të gjitha peshqir të butë.
Nëse ju pëlqen të laheni e ujë të nxehtë, kjo nuk është diçka e mirë sepse humbni të gjitha përfitimet e ujit të ftohtë. Ai stimulon qarkullimin e gjakut, e bën lëkurën të freskët, ju bën të ndjeheni më energjikë si dhe ka efekte antidepresante. Rekomandohet që të shpëlaheni me ujë të ftohtë pasi jeni larë me ujë të nxehtë.
Nuk rekomandohet të bëni dush menjëherë pasi keni bërë palestër apo vrap. Do të ishte e mjaftueshme që të bëni dush para së të bëni ushtrime, sepse ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.
Tharja e flokëve me peshqir pas larjes nuk ëhstë një ide e mirë. Kjo, sepse mund t’i dëmtojë flokët tuaja dhe lëkurën e kokës. Kështu, do të ishte mirë që t’i lini të thaheshin në mënyrë natyrale.