Loading…

Nëse e shihni këtë person njoftojeni menjëherë Policinë

  • 01/07/2022 | 16:04

Nëse e shihni këtë person njoftojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar.


Bëhet fjalë për 35 vjeçarin, Debatik Delijaj nga fshati Bardhaniq në Gjakovë, i cili po kërkohet për rastin ”Vrasje ne Tentativë”, e që pas kryerjes së veprën penale është larguar në drejtim te panjohur.

Policia ka thënë se në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Prandaj, Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografi të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë