Loading…

‘Nëse e kam duruar jetën nën Jugosllavi, pse nuk e duroj nën Shqipëri’

  • 29/11/2021 | 22:31

‘Nëse e kam duruar jetën nën Jugosllavi, pse nuk e duroj nën Shqipëri’

Analisti Dukagjin Gorani ka folur në emisionin Pressing në T7 se si mund të ndodhë bashkimi kombëtar. Ai ka thënë se jeta në një shtet të madh është shumë më e mirë se sa në një shtet që shkon duke u zvogëluar.


Ai ka komentuar edhe sondazhet që tregojnë se shqiptarët janë më pro bashkimit kombëtar se sa të jetojnë në shtete të ndara.

“Nuk duhet të përjetohet si interpretim i kundërshtimeve binare. Kosova mund të funksionojë si shtet dhe mund të shohë nesër interesin e vet  në një farë përbashkimi gradual në një përbashkim me Shqipërinë për mes modeleve që ekzistojnë me qindra veje tis federalizimi, konfederalizimi e edhe nëse donë unitarizimi. Kjo duhet të desentimemtalozohet, sidmos nga ana jonë. Ka shkaktuar shumë debate e përplasje të interesave. Është i dobishëm dhe sa është i zmadhueshëm e dorën në zemër i realizueshëm në kontekstin tonë e ndërkombëtar që është shumë i rëndësishëm. Është anakrone dhe provinciale me kërkuar që të jetohet në një shtet sa më të vogël. Është e pakuptueshme të shihet se si të jetohet në shtet që shkon të zvogëlohet. Nëse kam mundur të durojë Jugosllavinë pse të mos durojë jetën me Shqipërinë. Për mua kjo nuk është as debat. Natyrisht që mezi kisha prit që shteti ku unë jetoj të kishte kufij sa më të mëdhenj e shoqëri sa më të madhe”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë