Loading…

Nervozohet me deputetët Duda Balje: A e dini çfarë mesazhi të keq keni çu dje?

  • 20/11/2020 | 16:51

Nervozohet me deputetët Duda Balje: A e dini çfarë mesazhi të keq keni çu dje?

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvedin e Kosovës Duda Balje ka reaguar pas debatit të ashpër që u zhvillua dje në Kuvend për çështjen e të pagjeturve, shkruan Gazeta Metro.


Balje ka reaguar ashpër pas debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj

“…kam pa edhe disa media në Serbi, shumë mesazh të keq kemi çu dje. Mos e përmendni pozitën e opozitën këtu, nuk është fer për të pagjeturit. A e dini bre çfarë mesazhi kemi çu?…”, ka thënë ajo.

Ajo këtë deklaratë e bëri në takimin e Komisionit per te Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona te Pagjetur dhe Peticione, Balje u është drejtuar anëtarëve të komisionit, duke i pyetur nëse janë në dijeni për mesazhin e keq që e kanë përcjellë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë