Loading…

Nerodimja e Ferizajt bëhet me Qendër të Mjeksisë familjare

  • 05/12/2019 | 18:05

Nerodimja e Ferizajt bëhet me Qendër të Mjeksisë familjare

Banorët e fshatit Nerodime dhe zonave të fshatit Jezerc tani mund të marrin shërbime shëndetësore më afër vendbanimit të tyre në Qendrën e Mjeksisë Familjare e cila u përurua sot me pjesmarrjen e Kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliut, shkruan Gazeta Metro

Sot në fshatin Nerodime të Ferizajt u përurua Qendra e Mjeksisë Familjare e cila do të jetë në dispozicion për banorët e Nerodimes dhe zonave të Jezercit, dhe njëherit është vlerësuar si projekt shumë i domosdoshëm dhe gëzoi banorët e asaj ane.

Në përurimin e kësaj qendre mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga  drejtues të shëndetësisë Ferizajase, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, mjekë e qytetarë të cilët e kanë cilësuar këtë projekt si shumë të nevojshëm për banorët.

Në kuadër të kësaj qendre përpos mjekut dhe infermiereve aty do të jenë edhe njësitë tjera si stomatologjia, laboratori e barnatorja.

Tani e tutje banorët e Nerodimes dhe zonave të Jezercit mund t’i marrin të gjitha shërbimet shëndetsore afër vandbanimit të tyre që ka lehtësuar në masë të madhe jetën e banorëve të asaj ane./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë