Loading…

Nëntë gjëra të përditshme që i bëjmë gabimisht (Foto)

  • 27/01/2017 | 14:50

Nëntë gjëra të përditshme që i bëjmë gabimisht (Foto)

Ne bëjmë aq shumë gjëra çdo ditë dhe gati asnjëherë nuk e pyesim veten a janë këto veprime të drejta apo të gabuara.

Në Bright Side mendojnë se do të ishte ide e mirë që të kemi më shumë vëmendje në këto gjëra për të bërë ndryshime të vogla por pozitive në jetën tonë.

1.Përdorimi i tepërt i sapunit gjatë bërjes dush

1-gjera

Lëkura jonë me vite bëhet më e thatë, dhe sapuni, si astringjent që është, vetëm se e përkeqëson gjendjen. Përpiquni që të përdorni sasi minimale të sapunit dhe vetëm në pjesët ku kjo është e domosdoshme siç janë rrudhat e lëkurës. Uji me sapun duke e përshkruar trupin tuaj është më se i mjaftueshëm që të pastroheni.

2.Kur punojmë pa planifikuar pushimet gjatë punës

2-gjerat

Ne të gjithë kemi kohën më produktive të punës. Gjatë këtyre orëve duket se me së lehti koncentrohemi, ndihemi të qetë dhe të inspiruar, dhe si pasojë, arrijmë rezultate të mëdha. Problemi është se ne nuk përpiqemi t’i gjejmë orët tona produktive, dhe nuk i shfrytëzojmë ato.

Nëse ndiheni të motivuar dhe të përqendruar nga ora 11 deri në 1, mos dilni në pauzë në orën 12. Planifiko pauzën që ajo të mos e shkatërrojë produktivitetin e juaj.

3.Kur përgjigjeni në mesazhin WhatsApp të shefit

3-gjerat

Tung, Hektor,

Mirëmëngjesi shef.

A mund ta zgjidhësh këtë kashelashë?

Ai nuk pinë alkool, nuk pinë duhan, dhe ai duhet të punoj gjatë Krishtlindjes. Kush është ai?

Shef po me frikëson…

Është me rëndësi që të caktohen kufijtë në mes të punës dhe jetës private. Psikologët thonë që ne kurrë nuk duhet të diskutojmë problemet e punës apo t’i shprehim marrëdhëniet profesionale me mesazhe të aplikacioneve siç është WhatsApp sepse ne ato i konsiderojmë si diçka personale.

Plus asaj, nëse ju e përdorni WhatsApp në marrëdhëniet e juaja me eprorët e juaj në punë, ata mund të shohin se ju i keni pranuar dhe lexuar mesazhet e tyre të fundit, prandaj injoroni ato.

4.Kur shtojmë vaj në ujin e pastës

4-gjerat

Duke shtuar vaj në ujin ku zihet pasta do të ndalohet që sosi të ngjitet për pastë. Për të gatuar pastë perfektë dhe të parandalohet ngjitja e tyre, ju thjeshtë duhet të përdorni sasinë e saktë të ujit: 1 litër për 100 gram të pastës së terur dhe 1.5 litra ujë për 100 gram pastë të njomë.

5.Kur i terni duart duke e përdorur pecetën e letrës

5-gjerat

A keni menduar ndonjëherë se sa shumë letra ne përdorim për t’i terur duart nëpër tualete publike? Miliona kilogramë. Është një gjë e thjeshtë që ne mund të bëjmë nëse brengosemi për planetin tonë: vetëm shkundni duart para se t’i fshini me peceta letre. Është e qartë se kjo ndihmon në shpëtimin e botës, transmeton gazetametro.net.

6.Kur marrim frymë me gjoks

6-gjerat

Koncentrohu që të merr frymë duke e shfrytëzuar diafragmën, jo kraharorin. Oksigjenizimi i drejtë ka efekt pozitiv në sistemin e juaj nervor, ndihmon në ulje të shtypjes së gjakut, dhe e largon stresin.

Nëse mësoni të merrni frymë në mënyrë të drejtë, kjo do t’ju ndihmoj edhe të kontrolloni emocionet e juaja.

7.Larja e dhëmbëve me lëvizje horizontale të brushës

7-gjerat

Duke i larë dhëmbët me lëvizje horizontale dhe duke harruar ti pastroni me pe janë gabimet më të shpeshta dhe më serioze. Pastrimi i drejtë i dhëmbëve është kur  brushën e lëvizim në mënyrë vertikale, gjithmonë prej mishit të dhëmbëve deri në fund të buzës.

8.Kur fillojmë ushtrimet fizike pa përgatitje

8-gjerat

Mbani mend, ushtrimet e rënda dhe mos praktika e nxehjes paraprake dhe të pushimeve të shkurtra, do të jenë të dëmshme për trupin tuaj, transmeton gazetametro.net.

Është me rëndësi që të përfshihen nxehja dhe ushtrimet e lehta në stërvitjen e juaj dhe pastaj në mënyrë graduale të rritet intensiteti. Dhe nëse dëshironi t’i ikni lëndimeve, mos harroni ushtrimet e tendosjes në fund të stërvitjes suaj.

9.Kur e lëmë qesen e çipsit të hapur

Disa njerëz i përdorin kapëset për të mbyllur qeset e çipsave gjysmë të ngrënë, ndërsa disa tjerë thjeshtë i lënë ato gjysmë të palosura, duke shpresuar se qesja nuk do të hapet. Por, ja një mënyrë tjetër që të zgjidhet ky problem.

Kjo metodë e mençur është inspiruar nga orgami, një art dhe teknikë japoneze të palosjes së letrës për të krijuar objekte të ndryshme./gazetametro.net 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë