Loading…

Nëntë ditë nga zhdukja e 34 vjeçares nga Kaçaniku, ende asnjë gjurmë

  • 30/10/2018 | 21:45

Nëntë ditë nga zhdukja e 34 vjeçares nga Kaçaniku, ende asnjë gjurmë

Gjejlane Islami, 34 vjeçare, nga fshati Begrocë i Kaçanikut, rezulton e zhdukur tashmë nëntë ditë dhe që atëherë nuk ka pasur ndonjë kontakt me familjen.


Në qendrat e disa prej qyteteve në vend, është vendosur fotografia me informacione rreth gjendjës së saj, shkruan gazetametro.net.

Gazeta Metro ka kontaktuar gjatë ditës së sotme me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, për të marrë ndonjë informatë të re rreth kësaj çështje.

Ai ka thënë se po vazhdojnë kërkimet për gjetjën e saj, por ende nuk ka ndonjë rezultat.

‘Ende nuk ka ndonjë informatë rreth saj, po vazhdojmë kërkimin në disa pika’, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Gjejlane Islami është zhdukur që nga data 21 tetor, dhe që atëherë nuk dihet asgjë rreth saj./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë