Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, dhe homologu i tij nga Belgjika, Jan Jambon, kanë nënshkruar një marrëveshje që synon heqjen e tatimit të dyfishtë për të ardhurat dhe kapitalin, si dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Muratit, kjo marrëveshje pritet të krijojë një klimë më të favorshme për investitorët dhe të thjeshtojë operimin e bizneseve që veprojnë mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, Jambon vlerësoi marrëdhëniet me Kosovën dhe theksoi se Belgjika do të vazhdojë të mbështesë vendin në rrugën e tij drejt integrimit evropian.
Ai e cilësoi marrëveshjen si një sinjal pozitiv për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve dypalëshe./gazetametro.net